Leopard Cana - Biografia

Leopard Cana u lind ne Mitrovice, me 20.07.1977.

Shkollen fillore dhe te mesmen e kreu ne Mitrovice.
Ne kete periudhe nuk arriti te lexoj shume libra pasi nuk kish arrit deri te librat e tij te preferuar, por sidoqofte gjate kesaj kohe shiqoi dhe konsumoi shume filma te cilet kontribuan sado pak ne ngritjen e tij intelektuale te asaj kohe.

Punoi ne biznesin e babait nga viti 1989-2000, ku nuk e gjeti veten per shkak te njohurive te mangeta te asaj kohe rreth biznesit, shitjes dhe edukates perkatese financiare. Pas atyhit punoi neper organizata te ndryshme dhe filloi shkollimin universitar.

Ne vitin 2004 ky djaloshi i kreu studimet ne Fakultetin e Arteve ne Univerzitetin e Prishtines ne degen e grafikes. U perpoq ti pershtatej rrethanave te stilit artistik shkollor, por e cila u ndryshoi prape ne stilin paraprak te portreteve te femrave qe i punonte edhe me heret,
normal qe arriti te bej bagazh pak me te madh te punes, si dhe njohu njerez te mire. Ketu pershtatet edhe ajo thenia “Shkolla e vertete fillon pasi te kryhet shkolla.”

Per shkak te rrethanave te ndryshme aplikimi me i shpesht i grafikes u rrallua. Interneti vetem sa kishte filluar efektin e saj me informata te ndryshme, dhe Leo arriti qe permes tutorialeve te ndryshme te kompletohet cdo here e me teper si dizajner grafik i asaj kohe.

Punoi ne agjencione marketingu ne Prishtine per tu aftesuar edhe me teper ne lemine e dizajnit, deri sa e pa te arsyeshme te pauzoj nga kjo pune ne vitin 2008. Duke vazhduar vet me perpjekejt e tij te hyj ne treg.

Themeloi agjencionin e vet te marketingut “Industriel” ne vitin 2006 te cilin ne menyre paralele e perdorte per punet e tija profesionalo-personale.

Ne vitin 2009, shkroi dhe drejtoi filmin e shkurter eksperimental “Dimenzioni Cullak” ne te cilen u reflektua gjendja e tij shpirterore e asaj kohe.

Ne vitin 2011, mbajti ekspoziten e tij te pare personale digjitale: “Eleganca venusiane” e cila u mbajt ne nje lokal ne Prishtine duke u ekspozuar nepermjet monitoreve, ku ishte nje pikture digjitale nje monitor.

Vitet e fundit vizatimi digjital, piktura, ilustrimi, etj, mbeten mediume te vazhdueshme te shprehjes se ideve dhe mendimeve te tij. Prape duke ju kthyer internetit arriti te perforcoj kualitetin e tij artistik dhe kreativ ne ilustrime, duke mesuar dhe studiuar gjera te reja, te cilat i perdori ne ilustrimin e mbi 40 librave te leximit per femije deri tash.

Ne vitin 2014 hapi kursin e pare digjital te ilustrimit profesional per njohes dhe student te ndryshem te artit. I cili nuk zgjati edhe aq per tu fokusuar me pas ne biznesin e tij te dizajnit shtypit dhe marketingut te pagezuar “HYJNESHA” i cili e pushton tere vitin 2015 me angazhime.

Keto 3 vjetet e fundit eshte fokusuar shume edhe ne njohurite e biznesit, ndermarresise dhe marketingut profesional
duke investuar ne lexim, praktikim dhe studim te thelle te dimenzioneve te ndryshme qe i ka biznesi te cilat i pa te arsyeshme per ti zbatuar ne te ardhmen dhe ti perfeksionoj duke ju ndihmuar edhe bizneseve dhe njerzve te ndryshem me ndikim ne Kosove.

Sot e kesaj dite jeton shnosh e mire aty ku eshte prezent me familjen e tij, pra ne shtepine e tij.