Merri 1 punim falas ne porosite mbi 100eu

Rëndësia e leximit të librave

Rëndësia e leximit të librave dhe suksesi lidhen shumë ngusht.

Por tash çështja është çfarë libra te lexohen për suksesin tënd rreth shitjes dhe marketingut, qoftë të produkteve apo shërbimeve tua, qoftë të promovimit tënd personal si njeri i suksesit.

Jo gjithçka dërgon deri te njohuritë e nevojshme për arritjen tënde te caku yt.
Ka informata të ndryshme që ndoshta më tepër kishin me ta hongër energjinë sesa që te kishin qu drejt rrugës së duhur.

Librat e mire, sidomos ata që kanë të bëjnë me suksesin dhe të arritura tuaja, janë si një shok i mire i cili ka shpreh dëshirë me të kallxu çka është mirë dhe cila është rruga më e shkurtër drejt piadestalit tënd

E mira e kësaj është se ti e përzgjedh vet kapitullin cilin don ta lexosh të parin, sidomos atë kapitull që do të kryente punë për rrethanat në të cilat gjindesh.

Jo gjithherë krejt libri është i nevojshëm të lexohet, sepse nëpër fazat të cilat je duke kalu e sidomos ka fillimi i nisjeve tua, ke nevojë vetëm për disa elemente bazike të ecurisë….pastaj ngadalë i kthehesh prapë të njejtave libra për njohuri tjera te nevojshme që i shërbejnë fazave tjera të rrugëtimit tënd drejt suksesit.

E mira e krejt kesaj është se në fillim leximi shkon pak rëndë derisa të hyn ne element. Por duke e trajnuar dhe kondicionuar trurin me lexime e me informata tjera të reja…neuroplasticiteti i trurit nis të adaptohet dhe pranon më tepër informata dhe i klasifikon ato sipas intuites dhe njohurive tuaja të mëparshme për tu pershtatur më së miri rreth gjërave qe ti i bë ku ti i bën më së lehti.

Kur nisin mu thellu gjërat dhe mbushet mendja me dituri edhe informata të rëndësishme për arritjet tua si individ, atëherë vjen faza tjetër.
Nisja e implementimit.
Ska tjetër siç thonë edhe mjeshtrit e mëdhenj botëror që dituria e madhe e pashfrytëzuar në tru bëhet obese.
Nuk të kryen më punë.

Poashtu pjesa tjetër është se dituria ta hap gojën dhe ta avanson komunikimin me njerëz të rëndësishëm të lamisë tënde, sidomos në raport me klientë e liderë të ndryshëm. Me përdorimin e njohurive dhe informatave që veq i ke përvetësuar dhe zotëruar, ti do të jesh në gjendje tu ndihmosh atyre…dhe pastaj ata në një moment do të bëhen të mvarur për teje.

Me këtë rast, me diturinë qe e ke arritur përmes leximit te librave të duhur…ti arrin që klientat apo bashkëpunëtorët tu potencial apo njerëzit me ndikim në rreth e shoqëri, me pak mund, strategji dhe dituri ti bësh përveti për ta japur mundësinë, për ta realizuar vetën profesionalisht për arsyen pse je në ketë mes dhe nis rruga drejt suksesit tënd si loçkë.