Merri 1 punim falas ne porosite mbi 100eu

Spo kuptoj qka ki dashte me thone

Eshte puna per nje veper arti, apo pune artistike
sidomos kur eshte puna per nje pune abstrakte, surreale, kontemporane apo qfaredo qofte.

Qka na intereson mas shumti eshte emocioni

si arrihet emocioni?

normal te gjithe emocionohen nese diqka lidhet me ta personalisht.
Ndonje moment i bukur gjate jetes
ndonje bisede me dikend qe e keni dashte
ndonje kenge e degjuar, ndonje ere parfumi apo qkado qe ta perkujton veten per se miri.

Per ate nese diqka na ka lene pershtypje te nje pune arti,
atehere duam ta dim qka po na lidh me te
per ate duam ta dime qka ka dashte me thone autori
pse po na pelqen ajo pune
apo pse po na irriton ne anen tjeter
edhe pse ndoshta ka elemente interesante
apo ndoshta autori na pelqen ne ate mase
sa edhe po te bente ndonje pune medioker, neve sdo te na ndiente qaq.

na intereson pse kjo fytyre
apo pse ajo ngjyre
pse keto vija
qka i ka perfshi keto forma
mos i ka ndodh diqka keshtu ati personi qe e ka punu kete

arti qe e ben nje artist eshte autobiografike

jo ne aspektin literal

psh kur ti ec rruges per ne shpi, sheh pafund gjera qe ndoshta ste interesojne
por qe truri e nenvetedija permes syrit, mbushet me ato informata
edhe pastaj te dalin ne leter apo ne veprat tua kur ti shprehesh
ne qfaredo menyre kreative
te duket qe i ke perjetu ato ma heret
te duket qe nervozat qe i ke pas i ke shpraz ne leter
apo deshirat e dashurine e madhe per gjerat qe te kane rrethuar.

autori qka don te thote me punen e tij eshte ajo qe eshte zier ne koken e tij
sidomos ne momentet kur ka projektuar gjerat e tija personale.

Por per ta perfunduar
me se miri kuptohet nje autor i nje pune
nese ti e ke te mbushur trurin tend me informata te ndryshme
dmth lexon, shiqon filma shume, informohesh me te rejat, socializohesh etjetj
aq sa per te mberri te nxerresh sado pak emocion nese jo shume
nga ajo pune arti, nga ai liber, nga ai shkrim apo kenge apo film apo you name ittttt.
Shumicen e sendeve i kemi ne ADN, por si dijme, pastaj vie nje veper artistike
dhe na dhez ate llampe alladinore.

Me shpresen me te madhe univerzale qe te me keni kuptuar qka kam dashte me thone 🙂