Merri 1 punim falas ne porosite mbi 100eu

Talent se jo mahi

Ka qene perpara shfaqja e njohur komike ne teatrin kosovar

me regji te Faruk Begollit, qe personalisht me ka pelqy shume.
Pjeset e para ne veqanti. Ne pergjithsi i kam pare ne video VHS, por tjerat skam mberri ti shoh. Per moshataret e mi qfaredo kohe qe ka qene, do te mund ti thuhet “Good old times”…perpos qe ska pas internet ne vitet e 90ta. 🙁

Nejse, qka dashta te them me termin “talent” eshte se ajo pos tjerash tregon vetem deshiren per te bere art…por nuk eshte tregues kualiteti e le mo suksesi.
Me kete eshte paska si term i mbivleresuar.

Mund te jesh talent i nje lemie, por nese nuk punon shume ne ate drejtim dhe nuk krijon bagazh…atehere ai mbetet veq talent, sa mu shty me disa shoke qe: “qe edhe une di me vizatu”. Qaq jo me teper.

Ka qene ndoshta nje emertim sa per ta identifikuar dike si me te mire nga dikush tjeter.

Por dijeni …nese dikujt i shihni nje pune te shkelqyer atehre prapa saj nuk eshte veq talenti,
por aty shtrihet nje kohe e gjate e punes se palodhshme.

Me kete po du me thone qe nese talentin apo deshiren tende per te bere art se kurorzon me shume pune qdo dite
(apo sic thote Malcolm Gladwell, 10000 ore pune te bejne ekspert te asaj lemie),
atehere duhet ndermarr diqka. Fundi nuk eshte Kosova.

Edhe pse me kqyr holl e holl, del i trashe, jo po talenti vyn sa per ta dit ne qka me investu ne te ardhmen.
Por siq thashe suksesi ne ate pune nuk mvaret nga talenti.
Ka te beje edhe fati,
me pas afer shoke te mire te cilet e kane ne qef punen e artin,
e sado pak te nxisin edhe ti te jesh me i mire se ata.

Xhelozia nese mund ta quaj ashtu ne kete kontekst,
eshte send i mire…normal jo me i bo dem najkujt, por sa per ta nxitur veten te jesh sa me i mire.

Xhelozia e talenti, xheloz e talent…kombinim perfekt per tu ndalur e menduar se a je tu ec rruges se duhur
apo veq po shkrun sa per te thene.
apo apo.
kapo kapo

Anglezt per fund kishin me thone “cheers”.
E une them te njejten sa per mos ta prishur trendin mikroskopik te ketij artikulli.